Mbyllet sezoni i rregullt, java e fundit nuk ndryshon gjë në renditje

Share Button

Volejboll-Femra-logo

AlbanianSport.com 29.03.2015 15:45

ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar i Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, ka mbyllur në fundjavë sezonin e rregullt me takimet e javës së 14-të, takime që nuk kanë sjellë ndryshime përsa i përket renditjes dhe 4 skuadrave që vijojnë më tej në fazën e “play-off”-it.

Kampionia në fuqi dhe kryesuesja aktuale, Barleti Volej e ka mbyllur me sukses sezonin e rregullt, duke fituar këtë fundjavë 3-2 kundër rivales kryesore, ekipit të Tiranës. Kjo ka qenë një ndeshje e cila ka dhuruar emocione, por edhe tension, duke qene se skuadra e Tiranës beri një paraqitje të mire.

Pavarësisht mungesave që kishte, ekipi i trajnerit Hasan Gurabardhi arriti të fitonte në 5 sete dhe t’i mbyllte dy fazat pa asnjë humbje. Barleti Volej e mbyll në vendin e parë, me 41 pikë, 5 më tepër sesa vajzat bardheblu të trajnerit Adrian Gorenxa. Ndërsa Partizani i vendit të 3-të ka triumfuar në 5 sete në Durrës nga Teutës së vendit të 4-t.

Të kuqet e Roland Tares e mbyllin me 30 pikë, 4 më tepër sesa durrsaket. Këto 4 skuadra do të vijojnë më tej në fazën e “play-off”-it, ndërsa në dy takimet e tjera të javës së fundit të sezonit të rregullt, Skënderbeu ka fituar 3-1 në kryeqytet ndaj Studentit, duke fiksuar vendin e 5-të, ndërsa Vllaznia e vendit të 6-të, fitoi në 5 sete në Vlorë ndaj Flamurtarit.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 13-të

(28 mars 2015)

 

Studenti – Skënderbeu       1-3

Flamurtari – Vllaznia                        2-3

Tirana – Barleti Volej            2-3

Teuta – Partizani                   2-3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej 14        14        0        42-4                41
  2. Tirana 14        12        2        39-10              36
  3. Partizani 14        10        4        33-15              30
  4. Teuta 14        8        6        28-18              26
  5. Skënderbeu 14        6        8        19-27              18
  6. Vllaznia 14        4        10        14-33              11
  7. Flamurtari 14        2        12        8-39              6

8.       Studenti         14        0        14        4-42              1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh