AlbanianSport.com 28.03.2015 16:25
ASNN – Pas takimit Apolonia-Studenti, të zhvilluar të enjten dhe ka ngritur siparin e javës së 18-të e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që njihet si Kategoria e Parë, sot janë luajtur edhe 3 ndeshjet e tjera, që ishin të fundit për sezonin e rregullt.
Flamurtari nuk ka patur probleme ndaj Skënderbeut, në takimin që u luajt në Vlorë, duke nisur nga ora 11:00, pasi ka fituar me rezultatin 86-69, duke zyrtarizuar edhe vendin e dytë në renditjen përfundimtare, me 30 pikë, një më pak sesa Apolonia e vendit të parë. Një orë pas takimit të Vlorës, nisi në kryeqytet derbi Tirana-Kamza Basket, që u fitua nga vajzat bardheblu me shifrat 79-61.
Skuadra e trajnerit Erdal Borova fikson kështu vendin e tretë, me 28 pikë, ndërsa katërshen e “play-off”-it final e plotëson Skënderbeu, që e mbylli sezonin e rregullt me 25 pikë. Takimi i fundit i javës, Elbasani-Përmeti, që nisi në ora 14:00, i fitua nga skuadra e Elvira Xhyrës, me rezultatin 67-34, ndërsa Vllaznia është pushim këtë javë, duke qenë e kishte mbyllur sezonin që javën e shkuar.
Ndërkaq, ndeshja e luajtur të enjten në Durrës, midis Apolonisë dhe Studentit, nuk ka patur shumë histori, pasi fieraket e drejtuara nga veterani Astrit Greva, kanë dominuar në çdo aspekt, duke korrur një fitore treshifrore, e për më tepër me një epërsi 54 pikëshe, ndaj skuadrës së trajneres Fiorentina Mitku. Apolonia shkon kështu si favorite në “play-off”-in final të titullit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 18-të
(26-28 mars 2015)
Të enjten:
Apolonia – Studenti 100-44
Të shtunën:
Flamurtari – Skënderbeu 86-69
Tirana – Kamza Basket 79-61
Elbasani – Përmeti 67-34
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 16 15 1 1418-927 31
- Flamurtari 16 14 2 1243-940 30
- Tirana 16 12 4 1296-1031 28
- Skënderbeu 16 9 7 1129-1117 25
- Studenti 16 7 9 974-1035 23
- Elbasani 16 7 9 1059-1168 23
- Kamza Basket 16 5 11 938-1027 21
- Vllaznia 16 3 13 1037-1166 19
- Përmeti 16 0 16 734-1414 16