AlbanianSport.com 28.03.2015 14:45
ASNN – U zhvillua këtë të shtunë në Tiranë Turneu Mbarëkombëtar i Mundjes, që mban emrin e ish-mundësit “kampion” për shumë vite radhazi dhe ish-trajnerit të Partizanit, Abedin Lame.
Në këtë turne të grupmoshës së të rinjve, morën pjesë veç ekipeve shqiptare të mundjes së lirë dhe 7 klasike edhe dy skuadra të tjera, njëra përfaqësi e Kosovës dhe tjetra skuadra e Shkupit.
Në këtë turne për të rinj, veç garave të 8 peshave të ndryshme, u dekoruan edhe disa ish-sportistë dhe dy ekipet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë për kontributin dhe bashkëpunimin në këtë sport.
Turneu me këtë emër rikthehej pas disa kohësh mungesë dhe u zhvillua si gjithmonë në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.