AlbanianSport.com 27.03.2015 21:25
ASNN – Janë luajtur sonte dy ndeshjet e para të javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj dhe kampionia në fuqi, Vllaznia, ka mundur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ekipin e Tiranës, me rezultatin 71-63.
Sidoqoftë, ky rezultat nuk ka ndryshuar asgjë në tabelën e renditjes, ku ekipi bardheblu i drejtuar nga trajneri Bujar Shehu, mban në vendin e parë në kuotën e 36 pikëve, dy më tepër sesa rivalët veriorë.
Ekipi i Shehut nuk ka përfituar nga numri i madh i tifozëve të vet, të pranishëm në “Fahrie Hoti”, teksa është mundur nga kuqeblutë me shifrat 63-71. Tirana e nisi mirë takimin në pjesën e parë, por më pas miqtë përmbysën gjithçka.
Te Vllaznia spikati amerikani Hog, i cili realizoi i vetëm 37 pikë. Në fazën e “play-off”-it, Tirana do të luajë derbin kundër Partizanit, ndërsa Vllaznia, e cila mban vendin e dytë, do të përballet me Kamza Basketin, që renditet e treta.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 19-të
(27-28 mars 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 81-66
Tirana – Vllaznia 63-71
Të shtunën:
Partizani – Apolonia (17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 19 17 2 1609-1209 36
- Vllaznia 19 15 4 1559-1286 34
- Kamza Basket 19 12 7 1459-1191 31
- Partizani 18 8 10 1152-1295 26
- Flamurtari 19 4 15 1299-1485 23
- Apolonia 18 0 18 1081-1614 18