AlbanianSport.com 27.03.2015 18:05
ASNN – Me takimin Apolonia-Studenti, të zhvilluar dje, ka ngritur siparin java e 18-të e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që njihet si Kategoria e Parë.
Ndeshja e luajtur dje në Durrës nuk ka patur shumë histori, pasi fieraket e drejtuara nga veterani Astrit Greva, kanë dominuar në çdo aspekt, duke korrur një fitore treshifrore, e për më tepër me një epërsi 54 pikëshe, ndaj skuadrës së trajneres Fiorentina Mitku.
Tri takimet e tjera të kësaj jave luhen të shtunën dhe Flamurtari-Skënderbeu luhet në Vlorë, duke nisur nga ora 11:00, Tirana-Kamza Basket luhet në kryeqytet, duke nisur nga ora 12:00, dhe Elbasani-Përmeti nis në ora 14:00. Vllaznia është pushim këtë javë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 18-të
(26-28 mars 2015)
Të enjten:
Apolonia – Studenti 100-44
Të shtunën:
Flamurtari – Skënderbeu (11:00)
Tirana – Kamza Basket (12:00)
Elbasani – Përmeti (14:00)
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 16 15 1 1418-927 31
- Flamurtari 15 13 2 1238-870 28
- Tirana 15 11 4 1219-970 26
- Skënderbeu 15 9 6 1060-1031 24
- Studenti 16 7 9 974-1035 23
- Elbasani 15 6 9 984-1134 21
- Kamza Basket 15 5 10 877-949 20
- Vllaznia 16 3 13 1037-1166 19
- Përmeti 15 0 15 689-1353 15