AlbanianSport.com 27.03.2015 17:15
ASNN – Që pas ndeshjes Shkëndija e Tiranës-Djelmnia Shkodrane ku kjo e fundit e turpëroi skuadrën e Shkollës së Mjeshtërisë, duke fituar 9-0, stafi drejtues i kësaj shkolle i ka bërë kërkesë FSHF-së për t’u tërhequr nga kampionati dhe kjo është miratuar.
Kështu, në bazë të rregullores së kampionateve, nëse një skuadër tërhiqet nga kampionati, skuadrat që duhet të ndeshen me të e fitojnë takimin në tavolinë 3- 0, në rastet kur skuadra e tërhequr ka zhvilluar më shumë se gjysmën e ndeshjeve të veprimtarisë.
Ndërsa në rastet kur skuadra nuk ka plotësuar gjysmën e ndeshjeve të kampionatit, ndeshjeve të luajtura u zerohen pikët, siç ndodhi me ekipin e Gramshit B të Grupit B të Kategorisë së Tretë.