AlbaniaSport.net 26.03.2015 16:45
ASNN – David Fernandez Borbalan do të jetë gjyqtari i ndeshjes midis Shqipërisë dhe Armenisë, që luhet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena”. UEFA ka zyrtarizuar spanjollin, i cili konsiderohet si një nga “bilbilat” më të mirë të kampionatit spanjoll.
Me një përvojë 5-vjeçare si gjyqtar i FIFA-s, Borbalani njihet për autoritetin e tij në fushën e lojës, ndërsa vetëm gjatë këtij sezoni ka gjykyar sfida të rëndësishme në Spanjës si Valencia-Barcelona apo Barcelona-Atletik Bilbao.
Po ashtu, UEFA i ka besuar disa ndeshje në Ligën e Kampioneve, e fundit ajo mes Gallatasarajit dhe Arsenalit. Për ndeshjen eliminatore të “Euro 2016” mes Shqipërisë dhe Armenisë, ndihmësit e tij do të jenë Kabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar.
Ndërsa gjyqtar i katërt, Jorge Kanelo Prieto. Në linjën e portës do të vendosen Karlos Gomez dhe Pedro Montero. Kjo është hera e parë që 41-vjeçari gjykon një ndeshje të Shqipërisë.
Kurse në Spanjë konsiderohet një nga gjyqtarët më të mirë të momentit. Gjatë këtij sezoni ai ka drejtuar disa ndeshje të rëndësishme, mes të cilave Valencia-Barcelona dhe Barcelona-Atletik Bilbao.