Gjergj Vyshka 26.03.2015 13:25
Federata Shqiptare e Boksit ka vendosur që të hënën pasdite, në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, të bëjë analizën e saj vjetore.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori Teknik i kësaj Federate, Mirgen Pero, i cili ndër të tjera ka theksuar se kjo analizë do të fillojë në ora 15:00 dhe nuk do të ketë shumë debate.
Ndërkohë që asambleja zgjedhore është lënë për më 11 qershor. Boksi është në prag të veprimtarive të tij kombëtare e ndërkombëtare, ndaj dhe ka nevojë për t’u analizuar.