Gjergj Vyshka 23.01.2015 16:45
Dinamo e Faruk Sejdinit dhe dje ka qenë pushim, ndërsa pritet që sot në mesditë të nisë përgatitjet e saj për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit në fushën e kësaj të fundit.
Sigurisht që do të jetë një stërvitje ndryshe kjo e bluve në këtë kohë të ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjes së kombëtares sonë ndaj Armenisë të dielën në Elbasan.
Ka të ngjarë që të planifikohet dhe një ndeshje miqësore. Megjithatë blutë do të nisin përgatitjet me idenë për të marrë një tjetër rezultat pozitiv në vizitën e vështirë të Ballshit, edhe pse Bylisi kërkon Kategorinë Superiore.