AlbaniaSport.net 23.01.2015 11:55
ASNN – Kastrioti dje i është rikthyer stërvitjes, ndërsa fitorja me Besëlidhjen pretendente për në Superiore, jo vetëm që i ka shtuar shanset për mbijetesë, por dhe e ka bërë skuadrën më të fortë.
Por krutanët kanë pasur dhe një festë më shumë, sepse kanë festuar dje në përfundim të stërvitjes 40-vjetorin e lindjes së trajnerit të tyre, Shkëlzen Rustami.
Tortë për trajnerin dhe urime, kurse kjo atmosferë duket se do t’i shoqërojë krutanët në përgatitjen e ndeshjes së tyre me Tërbunin, të shtunën e ardhshme në Pukë.