AlbaniaSport.net 23.01.2015 09:25
ASNN – Bylisi, një nga pretendentët për në Kategorinë Superiore nga grupi i Jugut i Kategorisë së Parë, ka zgjedhur që të enjten të luajë një miqësore luksi.
Madje ka zgjedhur një emër prestigjioz në futbollin shqiptar siç është Partizani, ndërsa miqësorja do të luhet të enjten në ora 15:00 në stadiumin “Adush Muça”.
Nuk duhet harruar që më 4 prill, po në të njëjtën orën, Bylisi për llogari të kampionatit të Kategorisë së Parë do të presë Dinamon.
E kështu ka zgjedhur Partizanin për të matur forcat nëse është e denjë për t’u ngjitur në Superiore, apo jo.