Gjergj Vyshka 23.01.2015 21:20
Tërbuni po e ndjen gjithnjë e më shumë aromën e ngjitjes në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore.
Dhe si e tillë, teksa kampionati do të ndërpritet për shkak të ndeshjes së kombëtares sonë me Armeninë, është duke menduar tashmë për ndeshje miqësore me skuadra të elitës së futbollit shqiptar.
Nëse sot do të jetë pushim, që nga e marta skuadra e Plorit do të nisë përgatitjet për sfidën me Kastriotin, më 4 prill në Pukë.
Dhe Partizani, apo Kukësi, dy skuadra që tashmë stërviten në Akademinë e futbollit “Internacional”, do të jenë kundërshtarët e miqësores të së shtunës së ardhshme për Tërbunin.