AlbaniaSport.net 23.01.2015 15:20
ASNN – Gramshi jo vetëm që ka fituar, por ka shënuar një poker golash në portën e Tepelenës, ndërsa skuadra e trajnerit Luan Metani vijon të mos njohë humbje.
Edhe pse ndeshja nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për vendësit, sepse miqtë kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 25-të, me anë të Canës, sërish ata e kanë pasur forcën përmbysëse.
Kështu, në fundin e pjesës së parë, ka ardhur barazimi i rezultatit nga Gramshi, me anë të Ledio Koçit.
E më pas në pjesën e dytë ka shpërthyer Gramshi, i cili nëpërmjet Levendi, Matës dhe përsëri Ledio Koçit ka vulosur rezultatin përfundimtar, 4-1 për kryesuesit e grupit të Jugut, që vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Kategorisë së Parë.
Gramshi – Tepelena 4-1
Shënues: L. Koçi 44’, 89’, Levendi 55’,
Mata 60’ / Cana 25′
Gramshi: Saraçi, Mata, Pinari (Paplekaj 81’), Hima, Goga, Gjoka, Latifi, Baholli (A. Koçi 70’), Levendi, L. Koçi, G. Fuçia (L. Fuçia 70’). Trajner: L. Metani.
Tepelena: Boçi, Karemani, Abazaj, Qori (Sakaj 88’), Kuçi, Cako (Fafa 88’), Jaupi, Mirani, Sulaj (Shehu 85’), Rustemi, Cana. Trajner: I. Selimi
Gjyqtarë: R. Muska, E. Zeqaj, A. Zalla (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Jaupi, Sulaj, Rustemi
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e 16-të
(22 mars 2015)
Gramshi – Tepelena 4-1
Delvina – Egnatia 5-2
Këlcyra – Turbina 1-3
Gramozi – Himara 4-3
Bilisht Sporti – Memaliaj 2-1
Orikumi – Përmeti 4-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 16 13 3 0 39-11 42
- Turbina 16 8 4 4 23-10 31
- Memaliaj 16 9 3 4 23-12 30
- Orikumi 16 9 2 5 23-16 29
- Tepelena 16 7 5 4 26-24 26
- Himara 16 8 1 7 29-23 25
- Bilisht Sporti 16 7 1 8 24-24 22
- Delvina 16 6 1 9 22-21 19
- Egnatia 16 5 1 10 18-26 16
- Përmeti 16 4 2 10 16-30 14
- Gramozi 16 3 4 9 16-34 13
- Këlcyra 16 2 1 13 10-38 7