AlbaniaSport.net 23.01.2015 14:35
ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka hedhur të hënën shortin e gjysmëfinaleve dhe Kukësi do të përballet me Skënderbeun, ndërsa Tirana me Laçin.
Sikundër ishte njoftuar, të hënë është hedhur në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, i cili ka ofruar përballje interesante.
Finalistja e mundur e sezonit të shkuar, Kukësi, do të përballet me kampionen në fuqi, Skënderbeun, në një duel të dy skuadrave që janë në ndjekje të njëra-tjetrës edhe në garën e kampionatit.
Ndërsa në takimin tjetër, Tirana do të përballet me Laçin. Duke folur pas shortit, përfaqësuesit e klubeve kanë dhënë përshtypjet e tyre për kundërshtarët e shortit. Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve luhen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit, më 22 prill 2015.