Kombëtarja / De Biazi: Shkojmë për fitore, por kujdes nga Armenia! (Video)

Share Button

Xhovani-De-Biazi-Bushi-2015

AlbaniaSport.net 23.01.2015 11:35

ASNN – Shqipëria shkon në ndeshjen e të dielës me Armeninë për fitore, por për trajnerin Xhovani De Biazi, kjo ndeshje nuk e përcakton fatin e këtyre eliminatoreve. Ndeshja Shqipëri-Armeni luhet të dielën, duke nisur nga 18:00 në Elbasan “Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Në prag të ndeshjes me Armeninë, trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, ka dalë të hënën në një konferencë për shtyp, duke shpalosur listën e 28 lojtarëve të cilëve ai u ka besuar për këtë sfidë. I pyetur nga Televizioni Shqiptar, De Biazi ka theksuar se kjo ndeshje nuk e përcakton fatin e këtyre eliminatoreve.

“Është e vërtetë që është një ndeshje e rëndësishme, mbase më e rëndësishmja e këtyre eliminatoreve, por ne do të përqendrohemi vetëm tek kjo sfidë, pa menduar për pasojat e rezultatit të saj në vijimësinë tonë, – ka deklaruar ai. – E para vjen ndeshja, ndërsa ëndrra jonë e madhe për kualifikim është shumë më e madhe sesa një ndeshje e vetme.”

De Biazi ka shprehur solidaritet me homogun e tij, trajnerin e përfaqësueses së Armenisë, Bernard Shalondë, të cilit i është dhënë ultimatum për ta fituar sfidën me kuqezinjtë ose për t’u përballur me shkarkimin. “Mua më vjen keq si një koleg për kolegun, që trajnerit të Armenisë i është dhënë një ultimatum i tillë”, – ka thënë italiani.

“Kjo sepse ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme me këtë skuadër, e cila mund të thuhet se ka qenë e pafat në këto ndeshje të para të Eliminatoreve, – ka vijuar trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi. – Përtej kësaj keqardhjeje, unë dua të theksoj që shkojmë në këtë ndeshje për ta fituar atë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh