Gjergj Vyshka 23.01.2015 07:50
Për kategoritë e moshave u nderuan me medalje Juga Selimi, Devi Bardhi, Ledja Allaraj e Klejdi Kadiu. Alesia Neziri dhe Spiro Goga më të mirët e kampionatit të fëmijëve në pishina 25-metërshe. Noti shqiptar, për dy ditë me radhë, ka zhvilluar kampionatin kombëtar të fëmijëve në kompleksin “Te Stela” në kilometrin e 7-të të autostradës Tiranë-Durrës. Duke qenë se ishin gara dimërore janë shfrytëzuar pishinat e mbyllura të këtij kompleksi në gjatësinë 25-metërshe.
Në këtë veprimtari, të paktën edhe sipas informacionit që ka dhënë Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, kanë marrë 200 sportistë, të cilët kanë përfaqësuar sportistët e klubeve Tirana, Teuta, “Te Stela”, “Nobis Swimming”, Partizani, “Saranda Not-Sport”, “Uillson”, Shoqata e Sporteve të Ujit, “Tradita”, “Alb-Sport”, “Tirana Delfina Sport”, “Jon Vlorë” dhe Flamurtari.
Dhe në përfundim të veprimtarie, edhe duke si e shtëpisë në ato pishina, “Te Stela” është kampione si për djem, ashtu dhe për vajza. Notarët më të mirë të kësaj veprimtarie janë shpallur Alesia Neziri e Tiranës dhe Spiro Goga i Teutës. Kurse për grupmoshat 9-10 vjeç, 11-12 vjeç janë nderuar me medalje Juga Selimi e Tiranës, Devi Bardhi i “Te Stelës”, Ledia Allaraj e Partizanit, Klejdi Kadiu i Teutës. Tashmë pritet që noti shqiptar të vijojë me veprimtaritë e tij kombëtare dhe ndërkombëtare.