Korabi & Gramshi, kryesues me fitore të thella, në Vorë nuk luhet

Share Button

 

Kategoria_Dyte-logo

AlbaniaSport.net 23.01.2015 07:05

 

ASNN – Niveli i tretë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Dytë, ka luajtur ndeshjet e radhës, ato të javës së 18-të në grupin A dhe ato të javës së 16-të në grupin B. Në grupin e Veriut, s’ka patur polici dhe në Vorë nuk është luajtur futboll. Me pretekstin se kanë ardhur shumë tifozë shijakas, forcat e rendit refuzuan të ruanin rregullin në fushë në takimin midis vendasve dhe Erzenit.

Në ndeshjet e tjera, Korabi dhe Gramshi janë treguar të papërmbajtshëm dhe ruajnë kryesimin në grupet përkatëse. Dibranët kanë shpartallur 5-1 Olimpikun, duke u ngjitur në kuotën e 49 pikëve, 7 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Erzeni, që ka luajtur një ndeshje më pak. Ndërkaq, Gramshi jo vetëm që ka fituar, por ka shënuar plot 4 gola në portën e Tepelenës, ndërsa skuadra e trajnerit Luan Metani vijon të mos njohë humbje.

Rezultati përfundimtar ka qenë 4-1 për kryesuesit e grupit të Jugut, që vazhdojnë të sigurt rrugëtimin e tyre drejt Kategorisë së Parë. Gramshi kryeson me 42 pikë, pas 13 fitoresh dhe 3 barazimesh në 16 javë ku nuk e njeh humbjen, plot 11 pikë më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Turbina, që dje ka fituar me rezultatin 3-1 në fushën e Këlcyrës. Një pikë pas cërrikasve ka mbetur Memaliaj, që u mund dje nga Bilisht Sporti.

 

Kategoria e Dytë

 

Grupi A

 

Java e 18-të

(22-23 mars 2015)

 

Të dielën:

Skrapari – Luzi 2008                       1-2

Teuta B – Shënkolli                         1-2

Domosdova – Tirana B                   0-3

Korabi – Olimpik                               5-1

Vora – Erzeni                        (nuk u zhvillua)

Albpetroli     pushim

 

 

Të hënën:

Partizani B – Sukthi                                    –

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Korabi 17        16        1          0        31-6                49
  2. Erzeni 16        14        0          2        44-14              42
  3. Luzi 2008 17        11        2          4        31-13              35
  4. Partizani B 15        9        3          3        20-6                30
  5. Shënkolli 17        7        3          7        31-21              24
  6. Vora 16        6        5          5        21-17              23
  7. Tirana B 16        5        4          7        28-28              19
  8. Albpetroli 16        4        6          6        14-16              18
  9. Sukthi 16        5        3          8        18-22              15
  10. Skrapari 16        3        2          11        9-40              11
  11. Teuta B 17        2        4          11        15-27              10
  12. Olimpik 16        3        3          10        22-39              9
  13. Domosdova 17        2        2          13        10-45              8

 

Grupi B

 

Java e 16-të

(22 mars 2015)

 

Të dielën:

 

Gramshi – Tepelena            4-1

Delvina – Egnatia                5-2

Këlcyra – Turbina                1-3

Gramozi – Himara                4-3

Bilisht Sporti – Memaliaj     2-1

Orikumi – Përmeti                4-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp                      Pikë

  1. Gramshi 16        13        3          0        39-11                          42
  2. Turbina 16        8        4          4        23-10                          31
  3. Memaliaj 16        9        3          4        23-12                          30
  4. Orikumi 16        9        2          5        23-16                          29
  5. Tepelena 16        7        5          4        26-24                          26
  6. Himara 16        8        1          7        29-23                          25
  7. Bilisht Sporti 16 7        1          8        24-24                          22
  8. Delvina 16        6        1          9        22-21                          19
  9. Egnatia 16        5        1          10        18-26                          16
  10. Përmeti 16        4        2          10        16-30                          14
  11. Gramozi 16        3        4          9        16-34                          13
  12. Këlcyra 16        2        1          13        10-38                          7

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh