AlbaniaSport.net 22.01.2015 22:10
ASNN – Tirana ka mundur Apoloninë në Fier, në takimin e vlefshëm për javën e 28-të të Kategorisë Superiore, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Në takimin tjetër të së dielës, që luhet duke nisur nga ora 17:00, Partizani ka pritur në kryeqytet Laçin dhe të kuqtë kanë fituar me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e dytë nga Raçiç.
Kategoria Superiore i ka luajtur të shtunën pasdreke dy ndeshjet e para të javës së saj të 28-të. Të dyja ndeshjet janë mbyllur me të njëjtin rezultat 1-0 në favor të skuadrave vendase.
Kukësi ka triumfuar në minutat shtesë ndaj Vllaznisë, kurse Teuta ka mundur Vllazninë me me një 11-metërsh të saktë të Nikës. Takimi i tretë, ai midis Skënderbeut dhe Elbasanit, është luajtur në mbrëmje dhe korçarët kanë fituar me rezultatin e thellë, 5-1.
Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Skënderbeu, me 60 pikë, dy më tepër sesa Kukësi, ndërsa Partizani ruan vendin e tretë, tashmë në kuotën e 56 pikëve, Tirana të katërtin, me 54 pikë, ndërsa Laçi të 5-tin, me 50 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 28-të
(21-22 mars 2015)
Të shtunën:
Kukësi – Vllaznia 1-0
Shënues: Pejiç 90′
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Teuta – Flamurtari 1-0
Shënues: Nika 68′(11-m.)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Skënderbeu – Elbasani 5-1
Shënues: Toçi 13′, Martins 20′, Nimaga 67′, 71′, Latifi 82′ / Gava 24′
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Të dielën:
Apolonia – Tirana 0-2
Shënues: Morina 24′(11-m.), G. Muça 80′
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Partizani – Laçi 1-0
Shënues: Raçiç 58’
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 28 18 6 4 43-13 60
- Kukësi 28 18 4 6 43-20 58
- Partizani 28 17 5 6 30-16 56
- Tirana 28 16 6 6 35-18 54
- Laçi 28 14 8 6 35-16 50
- Flamurtari 28 9 7 12 22-24 34
- Vllaznia 28 10 3 15 23-30 30
- Teuta 28 7 2 19 25-43 23
- Apolonia 28 4 4 19 9-45 16
- Elbasani 28 4 1 23 15-54 13