AlbaniaSport.net 22.01.2015 21:25
ASNN – Liqenorët u rikthyhen tek fitorja kësaj radhe ndaj Sopotit. Golat u shënuan në pjesën e dytë, fillimisht liqenorët me anën e Topllarit, barazon Sopoti me Hoxhën, por presioni i vendësve vazhdon dhe në minutat e mbetura mbrojtësi Pere nuk gabon me gjuajtjen e tij.
Fitore që e siguron Pogradecin në mesin e tabelës. “Ishte takim i rëndësishëm për Pogradecin për shkak të pozitës në renditjes, – ka deklaruar Drejtori teknik i klubit pogradecar, Ilir Gusho. – Ndeshjes i kishim bërë vlerësim maksimal gjatë ditëve stërvitore dhe ekipi e tregoi në fushë.”
“Rezultati i përgjigjet lojës, edhe pse u vu në diskutim fitorja, – ka vijuar ai. – Kronika foli për ne, gjë që u realizua me gola, duke na bërë optimist për ndeshjet në vazhdim për të arritur objektivin. Kuptohet për të qëndruar në mesin e renditjes. Kemi grup dhe staf të shkëlqyer, gjë që garanton vazhdimësinë.”