AlbaniaSport.net 22.01.2015 19:55
ASNN – Kamza ka pasur një fitore të vështirë me Burrelin dje në fushën e saj, duke triumfuar me rezultatin 3-2.
Edhe pse ka kaluar shpejt në epërsi, me anë të Salës, që në minutën e 4-t, madje dhe pse ka shënuar golin e dytë me anë të Bllokut me 11-metërsh, përsëri ka vuajtur.
Sepse Pirani ka krijuar ethe te kamzalinjtë, teksa e ka ngushtuar dy herë distancën e golave në 2-1 dhe 3-2.
Dhe fundi i ndeshjes ka qenë i rrezikshëm për vendësit, sepse matjanët kanë kërkuar golin e barazimit. Por në fund Kamza e Ylber Zanit ka triumfuar.
Kamza – Burreli 3-2
Shënues: Sala 4’, Blloku 65’(11-m.),
Shero 81’ / Pirani 71’, 87’
Kamza: Spaho (Hasani 68’), Ibrahimllari, Gjoni, Sharko, Peposhi, Zuna, Mehmeti (Selenica 67’), Sala (Blloku 62’), Shero, Patushi, Zaja. Trajner: Y. Zani
Burreli: Lleshaj, Ujkaj (Gjoka 31’), Salaj, Kaloshi, Markaj (Hoxha 60’), Mellugja, Rapo, Hasalliu (Puka 51’), Vata, Farruku, Pirani. Trajner: Xh. Farruku.
Gjyqtarë: R. Shoshaj, G. Bimi, P. Puto (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Ujkaj / Kaloshi 65’