Gjergj Vyshka 21.01.2015 19:35
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Kupën e Evropës në Xhudo, e cila në këtë fundjavë do të zhvillohet në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë.
Tre do të jenë sportistët shqiptar në këtë veprimtari, teksa bëhet fjalë për Kristian Lleshi në peshën deri në 66 kg, Armando Mollosmani në peshën deri 73 kg, Pajtim Merdini në peshën deri në 73 kg.
Trajnere do të jetë Irina Elena Samoila, kurse pritet një përfaqësim dinjitoz i këtyre xhudistëve në këtë aktivitet të tyre të parë ndërkombëtar.