AlbanianSport.com 30.09.2014 15:15
ASNN – Ada e Velipojës tashmë do të ketë skuadrën e saj të dytë, të quajtur ndryshe Ada B. Kjo skuadër është regjistruar dje në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe e nis rrugëtimin e saj nga Kategoria e Tretë.
Të paktën kështu ka lajmëruar në “Facebook” “Ada faqja zyrtare”, kurse i gjithë stafi teknik, por dhe lojtarët janë të gjithë nga Velipoja. Jo vetëm kaq, por ky ekip ka disa vjet që është krijuar dhe që drejtohet nga treshja e trajnerëve Titi-Besa-Emini.
Është një ekip i tillë i cili ka dalë “kampion” për Ligën Amatore, Zona e Shkodrës, me grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve. Dhe këtë vit trajnerët kanë vendosur që ta regjistrojnë në Kategorinë e Tretë, ndërsa shpresohet dalja e saj e shpejtë në Kategorinë e Dytë.