AlbaniaSport.net 21.01.2015 10:55
ASNN – Bylisi do të ketë një mungesë sot, që është ajo e qendërmbrojtësit Orgest Buzi, i cili ka thyer krahun dhe për disa javë nuk do të jetë në stërvitje me skuadrën.
Kështu që stafi teknik i ballshiotëve po mendon të bëjë punën më të mirë për ta zëvendësuar.
Formacioni në sfidën e sotme pritet të jetë ndryshe nga ai i një jave më parë, por gjithçka pritet të bëhet e ditur vetëm pak orë përpara fillimit të takimit.
Edhe duke menduar se Lushnja mund të frenohet në Gjirokastër, Bylisi kërkon fitoren ndaj Shkumbinit për të marrë kreun e grupit të Jugut në Kategorinë e Parë.