Gjergj Vyshka 21.01.2015 09:35
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, prej dy ditësh gjendet në kryeqytetin e Katarit, Doha. Bezhani, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, ka nisur bisedimet jo vetëm me drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Katarit, por dhe të ministrisë së sporteve.
Dhe mes dy Komiteteve Olimpike është nënshkruar dhe një protokoll bashkëpunimi, i cili ka të bëjë me rritjen e mundësive të trajnimeve të përbashkëta mes sportistëve, por dhe rritjen e veprimtarive të përbashkëta dhe pse jo edhe plotësimin e sportit në nevojat e saj të veçanta.
Pritet që pas kthimit nga Katari, Bezhani të japi të tjera hollësi rreth këtij bashkëpunimi, që është i ri për KOKSH, por që mund të sjellë shumë gjëra pozitive për zhvillimin e sportit shqiptar në vend.