Kosova, katër sportistë të kualifikuar me normë në “Baku 2015”

Share Button

General Views of Venues for Baku 2015

Gjergj Vyshka 21.01.2015 07:35

Pas Majlinda Kelmendi, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqi, tashmë edhe Alvin Karaqi. Kosova i ka bërë 4 sportistët e kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”, të cilat zhvillohen nga data 12, deri më 28 qershor të këtij viti në kryeqytetin e Azerbajxhanit. Sipas mediave kosovare, pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, tashmë me normë kualifikimit në Baku do të shkojë dhe karateisti Alvin Karaqi, i cili vitin e kaluar ishte nënkampion Evrope për Shqipërinë tek Nën-23-vjeçarët.

Kosova pritet të garojë me mbi 20 sportistë në Baku, por pak prej tyre do të udhëtojnë në Azerbajxhan me norma të siguruara. Më herët normën e kanë siguruar vetëm xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Karaqi siguroi normën për Baku duke garuar të enjten në Kampionatin Evropian të karatesë, që po zhvillohet në Stamboll. Në Evropianin e 50-të për të rritur, Karaqi u ndal në gjysmëfinale, por tashmë është në 6 më të mirët e kategorisë, zonë që siguron normën për paraqitje në Lojërat Evropiane.

Karaqi garon në kategorinë deri 84 kg. Ai në ndeshjen e parë e mposhti gjermanin Hajnrih Leistenshnajder me rezultatin 2-0. Më pas mposhti malazezin Filip Vujadinoviç me rezultatin 1-0, ndërsa normën e siguroi pas fitores së tretë, të cilën e arriti kundër rusit Denis Denisenko me rezultatin 3-2. Në gjysmëfinale Karaqi u mposht 0-8 nga italiani Nello Maestri. Ai të shtunën do të luftojë për medalje të bronztë. “Ne do të jemi në Baku, – ka thënë të enjten Fadil Arifi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës. Vetëm 8 garues udhëtojnë në kategori nga e tërë Evropa.”

“Ne pra kemi përfaqësuesin tonë, ndërsa shumë shtete nuk do ta kenë këtë kënaqësi, – ka vijuar ai. – Evropiani është veprimtari e fortë. Garojnë më të mirët e Evropës. Është sukses i shkëlqyeshëm.” Për herë të parë, Kosova ka garuar në Evropianin e të rriturve. Në ndeshjet e para të enjten kanë humbur Fortesa Orana, Adelina Rama, Diellza Dragusha, Arsim Qiriqi, Valdrin Rashiti, Elhami Shabani, Herolind Nishevci. Dragusha e Rashiti kanë humbur edhe në betejën e të mundurve. Gresa Zhitia korri një fitore e një humbje, ndërsa më pas e pësoi edhe në betejën e të mundurve.

Orges Arifi fitoi ndeshjen e parë po ashtu, ndërsa humbi të dytën. “Ky udhëtim është i suksesshëm për ne. Morëm organizimin e dy ngjarjeve evropiane që për ne janë shumë të rëndësishme. Sa i takon garimit, duhet shumë punë. Këtë gjeneratë duhet përkrahur më shumë, bëhet fjalë për karateistë të rinj Më i vjetri është 23-vjeçar. Kemi potencial, unë jam i kënaqur me paraqitjen e tyre”, ka shtuar Arifi. Në të vërtetë, Karaqi, Nishevci e Orges Arifi deri në fund të vitit të kaluar kanë garuar për Shqipërinë.

Por pas pranimit të Federatës së Karatesë së Kosovës në familjen botërore dhe atë evropiane të këtij sporti, tre karateistët vendosën të garojnë për Kosovën. Karateja nuk është sport olimpik, por është përfshirë në program për Lojërat e para Evropiane që mbahen nga 12 deri më 28 qershor të këtij viti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh