Gjergj Vyshka 20.03.2015 16:10
Gjatë prillit dhe majit e qershorit në Tiranë janë parashikuar kampionatet e moshave deri në 18 vjeç, të të rinjve, të të rriturve, si dhe Kupa e Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por dhe Kupa e Nderimit të Figurave. Sakaq në veprimtaritë kombëtare hyn dhe Kampionati i Vrapimit në Mal, apo dhe Krosi Kombëtar.
Sa për veprimtaritë ndërkombëtare gjithçka nis më 1 maj me mitingun e Tivarit. Më pas, më 21 dhe 22 qershor 2015, kalohet në pjesëmarrjen e Kupës së Evropës të Kategorisë së Tretë, që është pjesë edhe e Lojërave të para Olimpike Evropiane, që do të mbahen në Baku.
Jo vetëm kaq, por Kampionati Ballkanik i të rinjve dhe të moshës deri në 18 vjeç do të jetë në Korrik në Pitesht dhe Bukuresht të Rumanisë. Shqipëria ka parashikuar dhe vajtjen në Kampionatin Evropian të Vrapimit në Mal, sikundër edhe në Kampionatin Evropian të të rinjve, apo dhe në Botërorin e të rriturve në Pekin.
Po kështu në Kampionatin Ballkanik të të rriturve në Kseres, apo dhe në Ballkaniadën e Vrapimit në Mal. Pa harruar pjesëmarrjen në Botërorin e Vrapimit në Mal, në Gjysmë-Maratonën e Ballkanit, Maratonën e Ballkanit, Krosin Ballkanik.