AlbanianSport.com 20.03.2015 13:55
ASNN – Ajo të cilës spanjollët e trembeshin, duke qenë se 3 nga 8 skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve ishin iberike, ka ndodhur. Nuk do të ketë një “El-Klasiko”, pasi shorti e vendosi Barcelonën përballë Paris SG-së, por do të ketë një derbi madrilen, midis Atletikos dhe Realit të Madridit. Dy çiftet e tjera janë Porto-Bajerni i Mynihut dhe Juventus-Monako.
Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka hedhur të premten në Nion të Zvicrës shortin e çerekfinaleve dhe, sikundër pritej, nuk kanë munguar përballjet e hekurta dhe sfidat derbi. Ajo të cilës spanjollët e trembeshin, duke qenë se 3 nga 8 skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve ishin iberike, ka ndodhur.
Nuk do të ketë një “El-Klasiko”, pasi shorti e vendosi Barcelonën përballë Paris Sën Zhermenin, në një duel që është një përsëritje e sfidës së zhvilluar në fazën e grupeve të këtij sezoni, por edhe në fazën çerekfinale të dy sezoneve të shkuara. Por do të ketë një derbi madrilen, midis Atletikos dhe Realit të Madridit, që është në fakt një përsëritje e asaj përballjeje dramatike të finales së shkuar të Ligës së Kampioneve.
Barcelona kryeson renditjen me 65 pikë, një më tepër sesa Reali, ndërsa Atletiko është në vendin e 4-t, me 56 pikë. Dy çiftet e tjera të çerekfinaleve janë Porto-Bajerni i Mynihut dhe Juventus-Monako. Dueli portugezo-gjerman rikthen kujtimet e finales së madhe të 1987-s, kur algjeriani Madjer me finen e famshme gjunjëzoi gjermanët, ndërsa italianët triumfuan ndaj francezëve në gjysmëfinalen e 1998-s.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve luhen më 14 dhe 15 prill 2015, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, më 21 dhe 22 prill 2014.
Liga e Kampioneve 2014-2015
Shorti i çerekfinaleve:
Paris SG (FRA) – Barcelona (SPA)
Atlétiko Madrid (SPA) – Real Madrid (SPA)
Porto (POR) – Bajerni i Mynihut (GJER)
Juventus (ITA) – Monako (FRA)