Gjergj Vyshka 20.03.2015 11:40
Federata Shqiptare e Atletikës është në prag të veprimtarisë së dytë kombëtare. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të grupmoshës deri në 13 vjeç dhe deri në 16 vjeç, që më 2 prill 2015 do të zhvillohet në pistën me tartan të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. Në grupmoshën e parë do të marrin pjesë fëmijët e grupmoshës 2003-2005, kurse në të dytën 2000-2002.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Atletikës ka dërguar dje përfaqësuesin e saj, Igli Binjakun, për të biseduar me drejtorin e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, në mënyrë që hedhjet, të paktën për grupmoshën e 16-vjeçarëve të bëhen në këndin që është përbri fushës me bar natyral të ish-kompleksit Dinamo. Sigurisht që edhe duke mos u përdorur, ashtu sikurse fusha e futbollit, ajo ka degraduar me kalimin e kohës.
Por mund të jetë dhe mund të bëhet gati për veprimtari të tilla. Përfundimisht, më 2 prill 2015, atletika është gati Kampionatin Kombëtar të grupmoshës deri në 13 vjeç dhe deri në 16 vjeç.
Kampionatin Kombëtar i Grupmoshës deri
në 13 vjeç dhe deri në 16 vjeç – Atletikë
Programi i garave – Nën-13-vjeçarët
Meshkuj
11:00 50 metra
11:15 Hedhje disku
11:25 50 metra me pengesa
11:35 Kërcim së gjati
11:45 600 metra
12:15 100 metra
12:30 Hedhje topi
12:45 4×50 metra
Femra
11:15 50 metra
11:35 Hedhje disku
11:35 50 metra me pengesa
11:50 Kërcim së gjati
12:00 600 metra
12:20 Hedhje topi
12:30 100 metra
13:00 4×50 metra
Programi i garave – Nën-16-vjeçarët
Meshkuj
15:00 100 metra me pengesa
15:00 Hedhje gjyke
15:30 100 metra
15:45 Hedhje çekiçi
16:05 1000 metra
16:20 Hedhje disku
16:25 Kërcim së gjati
16:30 Kërcim së larti
16:40 400 metra
17:10 4×100 metra
Femra
15:15 50 metra me pengesa
15:30 Hedhje gjyle
15:50 100 metra
16:00 Hedhje çekiçi
16:15 Kërcim së gjati
16:20 Hedhje disku
16:25 1000 metra
16:40 100 metra me pengesa
16:40 Kërcim së larti
17:00 400 metra
17:25 4×100 metra