AlbanianSport.com 20.03.2015 09:25
ASNN – Luftëtari ka një ndeshje shumë të rëndësishme këtë fundjavë, teksa në stadiumin e vet do të presë kryesuesit e grupit të Jugut, që është Lushnja. Në të tilla kushte, edhe duke qenë se luhet për mbijetesë, Luftëtari është duke kërkuar fitoren.
Për të mos ngarkuar lojtarët psikologjikisht nga ngacmimet, të cilat do të mund të vijnë nga të gjitha anët, atëherë trajneri i gjirokastritëve, Vladimir Gjoni, ka vendosur heshtje shtypi për këtë ndeshje.
Gjirokastritët kanë vijuar stërvitjen e tyre normale, kurse sot do t’i japin dorën e fundit përgatitjeve të tyre për ndeshjen ndaj Lushnjës, të shtunën në Gjirokastër.