AlbanianSport.com 14.03.2015 13:15
ASNN – Kastrioti ka bërë stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Mamurrasin, e cila do të zhvillohet sot në fushën e kësaj të fundit.
Krutanët kërkojnë kthimin e rezultateve pozitive, edhe pse e dinë se do të jetë e vështirë, ndërsa Mamurrasi kërkon të ngjitet në Superiore.
Në stërvitjen e fundit trajneri Shkëlzen Rustami i ka pasur të gjithë të gatshëm, ndërsa do të mungojë vetëm Pashaji, i cili është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës.
Megjithatë krutanët janë të bindur që do ta nxjerrin me sukses këtë sfidë ndaj Mamurrasit.