Gjergj Vyshka 14.03.2015 11:35
Kamza Basket e trajnerit Roland Avrami duket sikur ka qenë për ekskursion deri në Përmet, ndërsa ka fituar një ndeshje, e cila është dukur si një seancë stërvitore për fituesit.
Me 42 pikë ka fituar Kamza Basket duke realizuar kështu suksesin e katërt të këtij sezoni. Pasi ka fituar pjesën e parë 26-10, në të dytën ka një barazim 15-15, por që Kamza Basket shkon në dhomat e zhveshjes me epërsinë 41-25.
Epërsi që është thelluar në pjesën e tretë, atëherë kur Kamza Basket ka fituar 27-4 dhe ka thelluar në 68-29. E fundit sërish është fituar nga Kamza Basket, e cila ka fiksuar fitoren 83-41.
Dy takimet e tjera, Tirana-Skënderbeu dhe Vllaznia-Studenti, luhen sot, përkatësisht në ora 12:00 dhe 16:00, ndërsa takimi i fundit, ai midis Elbasanit dhe Apolonisë, luhet të martën. Flamurtari është pushim këtë javë.
Përmeti – Kamza Basket 41-83
(10-26, 15-15, 4-27, 12-15)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 16-të
(13-17 mars 2015)
Të premten:
Përmeti – Kamza Basket 41-83
Të shtunën:
Tirana – Skënderbeu ora 12:00
Vllaznia – Studenti ora 16:00
Flamurtari pushim
Të martën:
Elbasani – Apolonia ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Apolonia 13 13 0 1137-758 26
- Flamurtari 14 12 2 1163-812 26
- Tirana 13 9 4 1036-845 22
- Skënderbeu 13 8 5 914-878 21
- Studenti 14 6 8 851-806 20
- Elbasani 13 6 7 874-962 19
- Kamza Basket 14 4 10 807-888 18
- Vllaznia 14 3 11 929-1017 17
- Përmeti 14 0 14 632-1263 14