Gjergj Vyshka 13.03.2015 17:40
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, tashmë ka ideuar formimin e një skuadre të re.
Bëhet fjalë për skuadrën e Studentit, ndërsa sipas të parit të çiklizmit në vend, shefi i këtij klubi, Blendi Nallbani, jo vetëm që e ka mirëpritur si ide, por dhe është i gatshëm të mbështesë atë.
“Duhet të dini që Studenti është një klub që dikur ka pasur traditë në çiklizëm, ndërsa ka pasur dhe kampionët e saj”, – ka kujtuar Anxhaku.
“Parë kështu, lipset që të rikrijohet si skuadër, ndërsa me dhënien e 6-7 biçikletave, atëherë skuadra do të jetë gati”, – ka vijuar ai.
“Duke vendosur dhe një trajner të zotin për këtë ekip”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.