Renditja e FIFA-s / Shqipëria fiton dy vendet dhe ngjitet në të 61-tin

Share Button

Kombetarja-Stervitje-2014-De-Biazi-garrumull

AlbanianSport.com 13.03.2015 12:25

ASNN – Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur me dy pozicione në renditjene përgjithshëm të FIFA-s. Në renditjen e përditësuar për muajin shkurt, përfaqësuesja kuqezi mban vendin e 61-të. Shqipëria humbi shumë vende në renditjen botërore gjatë muajit janar, për shkak të impenjimit të skuadrave afrikane dhe aziatike në kampionatet përkatëse të këtyre kontinenteve.

Shqipëria ka mundur të rikuperojë dy vende në renditjen e fundit të FIFA-s, të publikuar këtë të enjte, duke u ngjitur në vendin e 61-të në botë me 557 pikë, nga 548 që ka pasur një muaj më parë. Sa i përket Armenisë, kundërshtarit të radhës në eliminatoret e Euro 2016, kjo skuadër pozicionohet në vendin e 79-të. Nuk ka ndryshime sa i përket kryesuesëve. Gjermania mban vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.

Ajo që të bie më shumë në sy në renditjen e fundit është rikthimi i Italisë në 10 ekipet më të mira, por mungesa ndër to e Spanjës. Në renditjen e muajit shkurt, Italia gjendej në vendin e 12-të, pas Spanjës dhe Zvicrës, ndërsa tashmë për herë të parë që prej qershorit 2014 ka kapur vendin e 10-të. Pas shumë viteve dominim total, si në futbollin europian, por edhe në futbollin botëror, spanjollët kanë zbritur në vendin e 11-të.

Kujtojmë që Spanja ka fituar Botërorin e vitit 2010 dhe Evropianët e viteve 2008 dhe 2012. Një periudhë e re duket se do të nisë për skuadrën iberike, edhe pse do të ketë sërish Del Bosken në krye të stolit, një prej trajnerëve më të shquar spanjollë, por që në Brazil nuk shkoi më shumë sesa ndeshjet e fazës me grupe. Ky ndryshim vendesh është i vetmi ndër 10 të parët.

Kjo pasi Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. Më pas vijnë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca dhe Uruguaji. Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 9 prill, një renditje që do të ketë përfshirë edhe rezultatet e ndeshjeve eliminatore të këtij fundmuaji, ku vlen të përmendet se Shqipëria do të presë Armeninë në “Elbasan Arena”, më 29 mars 2015.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh