AlbanianSport.com 12.03.2015 15:15
ASNN – Në Pogradec gjithnjë e më shumë po binden se do t’ia dalin me Tomorin vendës.
Kështu ka deklaruar dhe Ledi Pengu, ndërsa i gjithë ky optimizëm vjen dhe nga shkaku se Pogradeci një javë më parë pat fituar në ndeshjen e vështirë ndaj Dinamos në Tiranë.
“Pogradeci është gati të pushtojë kalanë e Beratit”, – kështu ka deklaruar Pengu, ndonëse, ashtu sikurse është bërë e ditur dhe më parë, Tomori është skuadra që i ka marrë gjashtë pikë liqenorëve në dy fazat e para.
E megjithatë liqenorët besojnë dhe kërkojnë surprizën në Berat.