AlbanianSport.com 12.03.2015 13:25
ASNN – Ja vendimet e marra në mbledhjen e radhës së Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të mbajtur dje:
1) Lojtari i KF Teuta”, Bekim Kuli, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së
2) KF Flamurtari, KF Mamurrasi dhe KF Besëlidhja paralajmërohen se në rast përsëritjeje të sjelljes së gabuar të tifozerisë së tyre do të jenë subjekt i ndëshkimeve që përmban Kodi i Disiplinës Sportive, bazuar në nenin 13 të KDS-së.
3) Lojtari i KF Kastrioti, Andrelis Pashaj, për goditje me kokë të lojtarit kundërshtar dënohet 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.
4) Lojtari i KF Tërbuni, Bruno Kepi, për goditje me bërryl të lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.
5) Zyrtari i KF Tërbuni, Donald Murseli, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit , dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.
6) Zyrtari i KF Naftëtari, Mirjan Dervishi, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarit, denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.
7) Lojtari i KF Shkumbini, Emiljan Lundraxhiu, për provokim të publikut dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS-së.
8) Zyrtari i KF Shkumbini, Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe duke qenë përsëritës në veprimet e tij dënohet me pezullim deri në fund të sezonit futbollistik 2014-2015, bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së.
9) Shqyrtimi i problematikës së ndeshjes midis Korabi–Luzi 2008 shtyhet për në mbledhjen e ardhshme të KDS-së, pasi do të merret informacion nga zyrtaret e ndeshjes.
10) Lojtari i KF Egnatia, Hekuran Koreshi, për ofendim ndaj bankinës dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS-së.
11) Zyrtari i KF Gramozi, Skënder Rustemi, për protesta me fjalë ofenduese dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.
12) Lojtari i KF Himara, Julian Prifti, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të takimit dhe ofendim të publikut, dënohet me pezullim deri në fund të aktivitetit , bazuar në nenet 48/1.e, 49/1.a dhe 53 të KDS-së.
13) Lojtari i KF Memaliaj, Evis Gashi, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenet 48/1.e dhe 49/1.a të KDS-së.
14) KF Sopoti B, për mosparaqitje në ndeshje me KF Rubiku, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS-së.
15) KF Gramshi B, për mosparaqitje të vazhdueshme në aktivitetet e Kategorisë së Tretë, përjashtohet nga aktiviteti futbollistik, bazuar në nenin 55/2 të KDS-së.
16) Ekipi i Juban Danja femra, për braktisje të fushës së lojës në ndeshje me ekipin Vllaznia femra, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbritën 3 pikë nga klasifikimi, bazuar në nenin 55/1 të KDS-së.
17) Lojtarja e FC Dajti, Esma Hysa, dhe lojtarja e FK Kukësi, Delvina Durmishi, për sjellje jo sportive ndaj njëra-tjetrës, dënohen me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.
18) Lojtari i KF Olimpiku U-19, Mateo Gjalpi, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të takimit dhe ofendim të publikut, dënohet me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenet 48/1.e, 49/1.a dhe 53 të KDS-së.
19) Lojtarët e “AF Dinamo” U-17, Eusebio Ibrahimi, Euxhenio Cami dhe Mario Gjona, për goditje dhe për shtyrje ndaj lojtarëve kundërshtare, dënohet secili me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.f të KDS-së.
20) Lojtarët e KS Vlora U-17, Areliando Sinaj, Ledio Damaj dhe Isuf Arapaj, për goditje dhe për shtyrje ndaj lojtarëve kundërshtarë, dënohet secili me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.f të KDS-së.