Gjergj Vyshka 12.03.2015 08:50
Pas pjesëmarrjes në Çmimin e Madh të Mbretit të Kuvajtit, qitja shqiptare i ka dërguar dje një letër falënderimit për mikpritjen e shtetit të Gjirit Persik. Gjithçka ka ndodhur në një takim që presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, dhe sekretari i përgjithshëm Koço Mikerezi kanë pasur në Ambasadën e Kuvajtit.
Ata janë pritur nga titullari i saj Najeb A.Al-Bader me të cilin, të paktën edhe sipas deklarimit të presidentit Rufa, është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojës mes dy shteteve në sportin e qitjes. Nuk duhet harruar se në atë aktivitet, Arben Kuçana pati marrë medalje bronzi.
Sidoqofë, tashmë është fakt rritja e shtimit të marrëdhënieve me Kuvajtit, që do të thotë se shumë shpejt mund të ketë dhe një tjetër aktivitet të përbashkët.