Gjergj Vyshka 10.03.2015 14:20
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Ilirjan Çule, objektivi kryesor i Federatës Shqiptare të Skive është kualifikimi me normë i tre skiatorëve për në Lojërat Olimpike Dimërore më 2018-tën.
Bëhet fjalë për Erjon Tolën, Suela Mëhillin dhe Uilliam Zenelin, ndërsa kërkohet dhe një mbështetje e mirë financiare për pjesëmarrjen e tyre në garat e Federatës Botërore të Skive.
“Ne jemi tashmë në pritje të dhënies së fondit grant për vitin 2015 për të mbuluar detyrimet për veprimtaritë, si dhe për të pasur një mbështetje më të mirë për gjithçka”, ka përfunduar Çule.