Gjergj Vyshka 10.03.2015 11:35
Kombëtarja e Nën-17-vjeçarë të Shqipërisë, që drejtohet nga trajneri boshnjak, Xhemal Mustedanagiç, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e homologëve të Italisë.
Bëhet fjalë për të luajtur dy ndeshje më 17 dhe 19 mars 2015, ndërsa më 11 mars, kombëtarja e kësaj grupmoshe do të grumbullohet në mjediset e Kompleksit “Tropikal” në Durrës.
Madje në atë mjedis, sipas faqes zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, www.fshf.org, do të zhvillohet dhe konferenca e përbashkët për shtyp e të dyja skuadrave.
Për këto dy miqësore, Mustedanagiç ka grumbulluar: Everest Braçe (Skënderbeu), Kristijan Ndoj (Brian’s), Arlind Demiraj (Fiorentina), Lirim Kastrati (Roma), Arman Sykaj (Juventus), Stefan Abara (Olimpiakos), Frenci Qeros (Inter), Vangjel Gjerqo (Skënderbeu), Alton Lalaj (Apolonia), Sokol Ymeraj (Apolonia), Geron Toçka (Iraklis), Roland Kapllani (Torino), Ledjon Selahi (Anderleht), Anio Poçi (Aris), Elvi Berisha (Tirana), Vendi Mara (Skënderbeu), Amer Duka (Teuta), Renato Këndezi (Shkëndija Tiranë), Alkid Kastrati (Shkëndija Durrës), Kristi Kullaj (Varegem), Roxhers Zeqo (Shkëndija Tiranë).