Gjergj Vyshka 09.02.2015 20:25
Në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, midis Universitetit Epoka dhe Tiranës, sërish ka pasur vonesa për shkak të qenies së “Dëshmitarëve të Jehovait” në sallën kryesore.
Ndërkaq, ndryshe nga ndeshjet e tjera të kampionatit të futbollit të sallës, e djeshmja nuk ka pasur delegat nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kanë qenë 3 gjyqtarët e kolegjiumit të Tiranës, por jo delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Megjithëse ndeshja nuk ka pasur nevojë, sidomos as për forca të rendit, sepse Tirana dhe Universiteti Epoka kanë qenë në paqe të vazhdueshme në këtë ndeshje. Dhe në përfundim, pavarësisht goleadës 7-16 të Tiranës, të dy skuadrat janë ndarë paqësisht.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e 10-të
(8 mars 2015)
Flamurtari – Black Sheep 3-0 (në tavolinë)
Vllaznia – KS Ali Demi 4-2
Universiteti Epoka – Tirana 7-16
Teuta – Edro Vlora 1-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 10 7 2 1 80-37 23
- Flamurtari 9 7 1 1 64-20 22
- KS Ali Demi 10 6 1 3 43-38 19
- Edro Vlora 10 6 0 4 31-37 18
- Vllaznia 9 5 2 2 49-29 17
- Teuta 10 3 0 7 37-57 6
- Universiteti Epoka 10 1 0 9 49-105 3
- Black Sheep 10 1 0 9 15-45 0
Shënim: “Black Sheep” me vendim të Komisionit të Disiplinës është përjashtuar nga kampionati