Gjergj Vyshka 09.02.2015 16:15
Tirana B ka luajtur tenis me Olimpikun në fushën e kësaj të fundit, duke marrë një fitore të thellë.
Gjithçka ka ardhur nga dygolëshi i Kaloshit dhe trigolëshi i Kacolit, ndërsa bardheblutë, të cilët të mërkurën kishin luajtur një ndeshje kontrolli me Spartakun dhe ishin mundur 2-3, në harkun kohor të 25 minutave kanë qenë në epërsi 4-0.
Janë munduar Hoxha, Jakupi e Azizaj, Por ka qenë e pamundur, sepse në fund Tirana B ka fituar 6-3
Olimpiku – Tirana 3-6
Shënues: Hoxha 37’, Jakupi 64’, Azizaj 80’ /
Kaloshi 6’, 25’, Kacoli 11’, 52’, 86’, Çangu 17’
Olimpiku: Livani, Azizaj, Jakupi, Trungshi, Omeri, Kuka, Hoxha (Aliaj 87’), Xhepa, Musollari, Meta, Shupali (Tusha 27’). Trajner: K. Fuçia
Tirana B: Çeka, Lala, Tita, Hysenbelliu, Roshi (Milla 46’), Llagami, Mjekaj, Kacoli, Kaloshi, Taku (Zaimi 67’), Çangu (Samet 46’). Trajner: I. Muça
Gjyqtarë: K. Bajramaj, A. Koçia, E. Kaso (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Jakupi / Samet