Gjergj Vyshka 08.02.2015 22:45
Maria Stillo është e 37-ta në garën e 60 metrave në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura të Atletikës, i cili është duke u zhvilluar në Pragë të Republikës Çeke.
Me kohën 8”06, vetëm një të qindtat më mirë se sa koha që ka dhënë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura më 21 shkurt në Stamboll, Stillo ka lënë pas vetëm greken Jeoruja Kokloni, e cila u skualifikua.
Në këto kushte, si për Hallunin, ashtu dhe Stillon, Evropiani i sallave të mbyllura në Pragë ka qenë një zhgënjim.