AlbanianSport.com 08.02.2015 15:55
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot të gjitha ndeshjet e javës së saj të 26-të dhe duke nisur nga ora 14:00, janë zhvilluar dy takimet e para, ku Apolonia ka mundur Teutën 2-1, ndërsa Elbasani është mundur në Kamëz nga Laçi me rezultatin 0-2.
Ndërkaq, duke nisur nga ora 17:00, luhen 3 takimet e tjera dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit takimin e Vlorës, midis Flamurtarit dhe Skënderbeut. Po në të njëjtën orë, Tirana përballet me Kukësin, ndërsa Partizani është mysafir në Shkodër, për t’u ndeshur me Vllazninë.
Në prag të ndeshjeve të mbrëmjes, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Kukësi, me 52 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu, me një pikë më pak, si dhe Tirana dhe Partizani, me nga 47 pikë secila.
Kategoria Superiore
Java e 26-të
(8 mars 2015)
Të dielën:
Apolonia – Teuta 2-1
Shënues: Dimo 24′, Fili 56′ / Kotobelli 80′
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Elbasani – Laçi 0-2
Shënues: Xhejms 30′, Sheta 75′(11-m.)
Stadiumi i Kamzës
Tirana – Kukësi (17:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Vllaznia – Partizani (17:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Skënderbeu (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 25 16 4 5 38-18 52
- Skënderbeu 25 16 6 4 34-11 51
- Tirana 24 14 5 5 30-16 47
- Partizani 24 14 5 5 23-13 47
- Laçi 25 12 8 5 41-15 44
- Flamurtari 24 9 7 8 22-16 34
- Vllaznia 25 9 3 13 22-28 27
- Teuta 26 6 1 19 24-43 19
- Apolonia 26 4 4 18 9-41 16
10. Elbasani 26 4 1 21 13-45 16