AlbanianSport.com 06.03.2015 19:15
ASNN – Skënderbeu do të luajë ndeshjen e radhës në fushën e tij me dyer të mbyllura. Komisioni i Disiplinës ka marrë këtë vendim, pasi tifozët korçarë goditën me sende të forta lojtarin e Tiranës, Dorian Kërçiku, në sfidën e luajtur të mërkurën. Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e ekipi vendas me rezultatin 1-0. Skënderbeu nuk do të ketë mbështetjen e përkrahësve të tij në përballjen e kampionatit me Vllazninë.
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur sot, e ka ndëshkuar kështu me një ndeshje pa tifozë klubin e Skënderbeut. Ky ndëshkim vjen pasi në ndeshjen e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, atë përballë Tiranës, tifozët e ekipit korçar hodhën shishe në fushën e lojës. Madje, në një rast u godit edhe futbollisti i Tiranës, Dorian Kërçiku, nga një kanaçe birre.
Në këtë mënyrë, ndeshjen e radhës brenda, atë ndaj Vllaznisë më 14 mars, Skënderbeu do e luajë pa tifozë. Ja dhe procesverbali i plotë i mbledhjes së sotme të Komisionot të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjitha vendimet e tij:
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
KOMISIONI I DISIPLINES
PROCESVERBAL
I mbajtur sot me date 6 Mars 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS
VENDOSI:
1.KF “Skenderbeu”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj dhe hedhje te sendeve ne fushen e lojes me pasoje goditjen e lojtarit kundershtar, denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.a te KDS.
2.KF “Terbuni dhe KF “Mamurrasi”, paralajmerohen se ne rast perseritje te sjelljes se gabuar te tifozerive te tyre, do te jene subjekt ndeshkimi i Kodit te Disiplines Sportive, bazuar ne nenin 13 te KDS.
3.KF “Shkumbini”, per hedhje te sendeve ne fushen e lojes me pasoje goditjen e zyrtarit te ndeshjes, denohen me zhvillimin e 2(dy) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.a te KDS.
4.Tranjeri i KF “Kelcyra”, Robert Spahiu, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet e 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
5.KF “Kelcyra”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, hedhje te gurave dhe sendeve te tjera ne fushen e lojes, duke shkaktuar nderprerjen e perkoheshme te saj, denohet me zhvillimin e ndeshjeve pa spektator ne stadiumin perkates deri ne fund te sezonit, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS.
6.KF “Shenkolli”, paralajmerohen se ne rast perseritje te sjelljes se gabuar te tifozerise se saj , do te jene subjekt ndeshkimi i Kodit te Disiplines Sportive, bazuar ne nenin 13 te KDS.
7.KF “Tepelena” per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, hedhje te gureve dhe sendeve te tjera ne fushen e lojes, me pasoje nderprerje te lojes dhe goditjen e lojtarit kundershtar, denohet me zhvillimin e ndeshjeve pa spektator ne stadiumin perkates deri ne fund te sezonit futbollistik, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS.
8.Lojtari i KF “Tepelena”, Xhuljan Burhani, duke ju referuar ne pamjeve filmike,per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
9.KF “Pogradeci” U-19, per mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Vllaznia” U-19 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
10.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Xhon Marinaj, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
11.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Renato Belmeta dhe lojtari i KF “Tirana” U-19,Albi Koldashi, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohen me secili nga 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
12.Tranjeri i KF “Skenderbeu” U-19, Jani Kaci, per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
13.Lojtari i KF “Teuta” U-19, Klejdi Hyka, per sjellje jo sportivendaj lojtarit kundershtar, denohet me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
14.Lojtari i KF “Apollonia” U-19, Fjorildo Caushi dhe lojtari i KF “ Tomorri” U-19, Rikeldo Dragoti, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohen me secili nga 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
15.Lojtari i KF “Luftetari“U-17 Eri Mehilli dhe lojtari i KF “Butrinti ” U-17 Ronaldo Hoxha, , per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohen me secili nga 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
16.KF “Tirana B” U-17 , per mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Vlora ” U-17 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
17.Lojtari i ekipit futsal “Edro Vlora”, Benet Rrapaj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.