AlbanianSport.com 06.03.2015 13:55
Erzeni e ka fituar ndeshjen e radhës me Skraparin, 4-0. Ndërkohë që përpara ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje në kujtim të Enver Dukës, i ati i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, dhe deputetit të Parlamentit, Agron Duka.
Madje lojtarët kanë luajtur me shirit të zi në krah. Përveç kësaj, Armand Pasha do të deklaronte se është i lumtur jo vetëm për fitoren e Erzenit, ashtu dhe për golin e shënuar. “Ndjehem mjaft i lumtur që ndodhem në Shijak dhe që po e ndihmoj skuadrën me golat e mi”, – ka deklaruar ai.
“Lumturia ime u bë dhe më e madhe kur tifozët filluan të thërrisnin në kor emrin tim pas golit të tretë, – ka vijuar Pasha. – Bashkë me ekipin do ia dalim mbanë të arrijmë objektivin, që është ngjitja në të Parën. Dhe fitorja e radhës do të jetë ndaj Teutës B, ndërsa shpresoj të shënoj përsëri.”