AlbanianSport.com 29.09.2014 21:15
ASNN – Turbina triumfon lehtësisht në ndeshjen e parë të kampionatit me rezultat bindës 3-0 ndaj bregdetarëve. Skuadra e trajnerit Engjëll Belshi nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve. Pjesa e parë e lojës është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0, ndonëse ishte Turbina që dominoi lojën në çdo aspekt me shumë raste për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizojë.
Orikumi ishte shumë i avashtë në ndërtimin e kundërsulmeve dhe nuk arritën të rrezikonin asnjëherë portën e vendasve. Çudia ndodh në minutën e 54-t, kur një gjel hyn në fushë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe shkaktuar ilaritet tek të pranishmit. Pikërisht në këto momente Xhardja godet fort me të majtën, duke zhbllokuar rezultatin.
Më pas presioni i cërrikasve e ka detyruar Hoxhën që të shënojë në portën e vet dhe në fund përsëri Xhardja do të vuloste fitoren e Turbinës, 3-0. Turbina tregoi autoritet dhe pjekuri në fushë, skuadra dominoi në çdo moment dhe fitorja ishte i vetmi rezultat që mund t’i shkonte përshtat kësaj sfide të parë.
Turbina – Orikumi 3-0
Shënues: Xhardja 55’, 90’, Hoxha 73’(a.g.)
Turbina: Miza, Xhika, Ferhati, Metaj, Kapja (Duro 83’), Xhelili, Lena, Rrapushi, Isaraj (G. Kamami 86’), Lleshi (Bilali 76’), Xhardja. Trajner: E. Belshi
Orikumi: Hasani, Havaj, Gjipali (Jazoj 67’), Hoxha, Dhimitriu (Mehmeti 66’), Gjondeda, Xhelilaj, Hazizaj, Omeri, Nurçe (Çadoj 75’), Kongjini. Trajner: A. Haxhiaj
Gjyqtarë: Xh. Mema, M. Sadikaj, H. Lisaku (Durrës)
Karton i verdhë: Metaj
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e parë
(28 shtator 2014)
Këlcyra – Gramozi 1-0
Egnatia – Bilisht Sporti 2-0
Tepelena – Përmeti 4-3
Gramshi – Delvina 1-0
Himara – Memaliaj 4-2
Turbina – Orikumi 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Turbina 1 1 0 0 3-0 3
- Himara 1 1 0 0 4-2 3
- Egnatia 1 1 0 0 2-0 3
- Tepelena 1 1 0 0 4-3 3
- Gramshi 1 1 0 0 1-0 3
- Këlcyra 1 1 0 0 1-0 3
- Përmeti 1 0 0 1 3-4 0
- Delvina 1 0 0 1 0-1 0
- Gramozi 1 0 0 1 0-1 0
- Memaliaj 1 0 0 1 2-4 0
- Bilisht Sporti 1 0 0 1 0-2 0
- Orikumi 1 0 0 1 0-3 0