AlbanianSport.com 06.03.2015 09:15
ASNN – Kapiteni Bledi Shkëmbi nuk luan këtë javë në vizitën vlonjate. Mungesë të cilën trajneri Mirel Josa me shumë mundësi mund ta mbyllë me Alikajn, ashtu siç dhe ka bërë në ato takime kur kapiteni ka qenë jashtë lojë për shkak dëmtimi, apo kartonësh.
Edhe për këtë javë, Alikaj duket zgjedhja e duhur. Një tjetër lojtar që rrezikon të mos jetë të dielën, në takimin me vlonjatët, është Kristi Vangjeli. Pas takimit të fituar me Tiranën, lojtari ka kryer një qepje në vendin e çarë në ballë.
Një çarje që i ka kushtuar tri qepje ish-futbollistit të Kombëtares kuqezi. Mjeku Jorgo Pantazi, të enjten, pasi ka mjekur plagën nuk ka thënë më tepër se “duhet të presim deri ditën e ndeshjes”.
Nëse për Vangjelin duhet pritur, për Arapin nuk ka asnjë problem, edhe në kushtet kur dhe ky lojtar e ka mbyllur lojën me tiranasit i fashuar.