Hijet e dopingut bien mbi Bundesligën gjermane. Kjo pas rezultateve që bëri të njohura Komisioni i Vlerësimit pranë Universitetit të Frajburgut. Përveç çiklizmit, në faqet e këtij raporti përmendën edhe emrat e dy skuadrave në Bundesligës në Gjermani, Shtutgart dhe Frajburg. Në krye të dyshuarve qëndron Armin Klymper, ish-kreu i klinikës për traumat sportive.
“Megagrisevit” është anabolizanti i përdorur nga Birgit Dresel, një sportiste e ndjekur nga Klymper dhe që u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare. Gjurmët e tij u gjenden me shumicë në gjakun e saj, por edhe tek skuadrat e Bundesligës, herë tek e para dhe herë tek e dyta. Kjo është konfirmuar edhe nga Leticia Paoli, drejtuesja aktuale e Komisioni të Vlerësimit.
Lojtarë të aktivizuar në atë periudhë nuk janë dakord me rezultatet e publikuara së fundi. Hans-Jurgen Sunderman, Bernd dhe Karl-Hainc Forster apo Hansi Myler mohojnë gjithçka dhe kundërshtojnë shifrat. Për ta është diçka e paimagjinueshme dhe e pamundur qe kjo të ketë ndodhur. Edhe Joakim Lëvi, trajneri aktual i përfaqësueses gjermane, por me të shkuar tek Shtutgarti, e sheh të pamundur diçka të pamundur.