Gjergj Vyshka 04.03.2015 21:35
Flamurtari është i dyti në Kupën “Adem Jashari”, ndërsa në finale vlonjatët janë mundur nga vendësit e Feniksit, 3-9. Sipas kapitenit të kuqezinjve, Artan Qopekaj, në këtë humbje kanë ndikuar mungesat e Rrapit dhe Mazez.
“Na është prerë vrulli që në fillim, teksa kosovarët janë shkëputur që në fillim në avantazhin 0-3, – ka deklaruar ai. – Kemi luajtur vetëm me pesë lojtarë pjesën e dytë, ndërsa trajnerin Kalus e nxorrën me të kuqe nga stoli.”
“Megjithatë nuk kemi se ç’themi, e merituan fitoren”, – ka përfunduar kapiteni vlonjat. Gjithsesi i gjithë prezantimi i Flamurtarit, pavarësisht se ka dalë i dyti në Kupën “Adem Jashari”, duhet marrë pozitiv, sepse është një skuadër që është pretendente serioze për “kampion”.