ASNN – Zgjedhjet e reja për kreun e FIFA-s po futen në një fazë të re. Luis Figo kërkon debat televiziv mes tij dhe tre rivalëve të tjerë, presidentit aktual, Sep Blater, holandezit që drejton federatën e “tulipanëve”, Van Pra’ag dhe Princit jordanez Al-Husein. Portugezi i cili la detyrat e tij në skuadrën e Interit, ka marrë si model debatet që zhvillojnë kandidatët për presidencën e SHBA.
Ish-lojtari i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit beson se të gjithë kandidatët duhet të jenë transparentë ndaj tifozëve që e duan futbollin njësoj anembanë botës. Thuhet se një debat i tillë publik mund të zhvillohet në studiot e BBC-së britanike apo dhe rrjetit ndërkombëtar, “Sky”, që janë ofruar tashmë për këtë shërbim ndaj kandidatëve në garën për kreun e organizmit që qeveris futbollin botëror.
Për ish-kapitenin e “luzitanëve”, njerëzit meritojnë të njohin strategjitë e pretendentëve dhe çfarë do të bëjnë ata nëse zgjidhen në krye të FIFA-s. Zgjedhjet për konfirmimin apo pasuesin e Blaterit do te zhvillohen ne 29 maj të këtë viti ne Zyrih të Zvicrës. Zvicerani është presidenti i 8-te i futbollit botëror dhe e mban detyrën që nga viti 1998, ndërsa ka shërbyer edhe për dy dhjetëvjeçarë e gjysmë të tjerë më parë si Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s.