Gjergj Vyshka 29.09.2014 17:05
Në kuadrin e përgatitjeve për në Ligën Ballkanike, e cila nis më 14 tetor, Vllaznia e basketbollit për meshkuj, ka zhvilluar dhe dy ndeshje të tjera miqësore në tokën malazeze.
Nëse në miqësoren e dytë me klubin e basketbollit të Ulqinit, shkodranët e Bledar Gjeçajt janë mundur 73-81, të shtunën në mbrëmje përballë Zetës kanë pasur një tjetër paraqitje mbresëlënëse.
Ata kanë fituar 83-77, që do të thotë se janë duke ardhur gjithnjë e më shumë në forcë. Sakaq Federata Shqiptare e Basketbollit dje ka zhvilluar një seminar teorik me trajnerët, si dhe një pjesë e gjyqtarëve kanë dhënë përsëri normat fizike për të qenë gati për sezonin e ri.